Ernest Muçi synon që ta vijojë karrierën në një nga pesë ligat më të forta në Evropë. Ylli i Kombëtares dhe Trabzonsporit në Turqi, shënoi dje për Shqipërinë në fitoren 2-0 kundër Finlandës dhe me Maran në stol është kthyer në pikë fikse të formacionit.
Pas ndeshjes ai nuk i fsheu ambiciet, teksa shtoi se shoku i tij i ekipit në Turqi, një legjendë si Mohamed Salah ta rekomadojë te Liverpooli.
“Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpooli”, tha Muçi, duke vlerësuar yllin egjiptian jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për kontributin e tij për ekipin.
Ambicia e tij shkon edhe më tej. Muçi synon të luajë në një nga pesë kampionatet më të forta të Evropës, duke e konsideruar këtë si një objektiv për të ardhmen.
“Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që t’ia arrij një ditë të transferohem në një nga pesë ligat më të forta në botë”, u shpreh ai.
Muçi është me këmbë në tokë, duke thënë se nuk ndjen presion pasi që i vogël ka luajtur me ekipe të mëdha dhe e priste momentin që do ishte pikë fikse e Kombëtares.
