Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, në lagjen Kamen, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ashtu siç mësohet nga hetimet paraprake, shtetasi me inicialet O.H, 18 vjeç, banues në këtë qytet, ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin me inicialet F.K, 18 vjeç, teksa shërbimet e rendit bën të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes.
Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti që përshkallëzoi në dhunë fizike. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/E.S