Vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël është shfaqur sërish në vendin tonë.
Sëmundja, e cila i merr jetën bagëtive të imta, është evidentuar në Dajç të Shkodrës.
Si pasojë e shfaqjes së vatrës së re, janë eliminuar 20 krerë dele, raporton gazetarja e TCH, Rudina Muça.
Në 2025 kjo sëmundje ka qenë prezente në të gjitha rajonet e vendit, ku u eliminuan 2200 krerë. Vetëm pak ditë më parë qeveria vendosi të japë dëmshpërblimin për fermerët që kafshët e tyre u prekën./A.D
