Last Updated on 23/12/2025 by Monika
Harry Kane po zhvillon një nga sezonet më produktive të karrierës së tij, duke qenë protagonisti kryesor i Bayern Munich.
Klubi bavarez kryeson me diferencë garën për titullin në Bundesliga, duke lënë pas Leipzig dhe Dortmund. Sulmuesi anglez ka shënuar deri tani 30 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Në ndeshjen e fundit kundër Heidenheim, Kane kaloi shifrën e 100 kontributeve direkte në gola në Bundesliga. Ai e arriti këtë objektiv me 81 gola dhe 22 asistime.
Kjo u realizua në vetëm 78 ndeshje, duke vendosur një rekord të ri për klubin. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Arjen Robben, i cili e kishte arritur këtë shifër në 119 ndeshje.
Me këtë ritëm, Kane konfirmohet si figura kyçe e Bayern Munich në sezonin aktual./mxh
