Last Updated on 05/06/2025 by adminfjala
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300 deri në 1000 euro.
Të njëjta burime bëjnë me dije se të arrestuarve u janë gjetur edhe bileta me vete, si provë materiale./kb