Last Updated on 12/09/2026 by EL
Një stuhi me reshje të dendura shiu ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të mëdha uji dhe probleme në qarkullim.
Sipas informacioneve paraprake, disa prej rrugëve të qytetit janë përmbytur, ndërsa në zona të caktuara edhe trotuaret janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.
Probleme janë shfaqur edhe në qarkullimin e automjeteve. Ujërat e grumbulluara kanë ngadalësuar lëvizjen dhe kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve në disa prej akseve rrugore.
Situata paraqitet problematike edhe në disa akse rrugore kombëtare që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera, ku reshjet e dendura kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve./et
