Ekspozimi ndaj gazit lotsjellës dhe sprajit me piper mund të shkaktojë irritime të syve, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes.
Sipas mjekes, kontakti me gazrat irritues mund të shkaktojë shikim të turbullt, djegie, lotim dhe ndjesinë e pranisë së një trupi të huaj në sy. Ndërsa në lëkurë, këto substanca mund të shkaktojnë djegie, irritime dhe reaksione alergjike, ndërsa në rrugët e frymëmarrjes mund të sjellin vështirësi respiratore.
“Shikimi i turbullt, ndjesia e djegies dhe lotimi” janë ndër shqetësimet që mund të shfaqen pas kontaktit të syve me gazrat, u shpreh mjekja në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, duke theksuar se vlerësimi i dëmtimeve specifike okulare duhet të kryhet nga mjeku specialist.
Mjekja Gjoni paralajmëroi se ekspozimi i përsëritur, veçanërisht për periudha të gjata, mund të përkeqësojë problemet shëndetësore. Ajo theksoi se personat me probleme kronike të aparatit të frymëmarrjes mund të jenë më të rrezikuar nga komplikacionet.
