Parlamenti hungarez ka miratuar ndryshimet kushtetuese që çojnë në shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok, në një lëvizje që konsiderohet pjesë e spastrimit të figurave të afërta me ish-kryeministrin nacionalist Viktor Orbán.
Amendamenti i 17-të i Kushtetutës u miratua të hënën me 139 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim. Ndryshimet parashikojnë largimin e Sulyok-ut nga posti i presidentit, së bashku me masa të tjera institucionale.
Partia në pushtet Tisza, e drejtuar nga kryeministri Péter Magyar, e ka akuzuar Sulyok-un se ishte një “kukull” e Orbánit. Nga ana tjetër, partia nacionaliste Fidesz kishte njoftuar se do të bojkotonte debatin dhe votimin në Parlament.
Pas miratimit të ndryshimeve, deputetët e Tisza-s shpërthyen në një duartrokitje që zgjati rreth 30 sekonda, duke festuar shkarkimin e presidentit.
Vendimi shënon një tjetër hap në përballjen politike mes qeverisë së re dhe strukturave të ngritura gjatë viteve të qeverisjes së Viktor Orbánit./mxh
