Last Updated on 16/11/2026 by Klara
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga 10 procedurat e tenderimit që janë objekt hetimi, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm që kap vlerën e mbi 5 miliardë lekëve.
Lajmi u bë i ditur nga drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ku ishin të pranishëm edhe dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Prokurori Prençi konfirmoi se kërkesa për gjykimin e çështjes ndaj Belinda Ballukut është depozituar në gjykatë. Në këtë dosje, ish-zëvendëskryeministrja është marrë e pandehur së bashku me 25 persona fizikë dhe dy persona juridikë.
Prokurori Prençi bëri të ditur gjithashtu se hetimet janë përqendruar në 10 procedura tenderimi, ndërsa në dosje përfshihen edhe 25 persona fizikë dhe dy subjekte juridike./k.m
