Shkencëtarët nga Universiteti i Adelaide-s kanë bërë një zbulim që mund të revolucionarizojë trajtimin e mbeturinave plastike, duke i kthyer ato në katalizatorë me atom të vetëm të bazuar në grafen, materiale që mund të përdoren për pastrimin e ujit dhe për teknologjitë e energjisë së pastër, si bateritë dhe qelizat e karburantit.
Përmes përdorimit të spektroskopisë së absorbimit të rrezeve X në Australian Synchrotron, ekipi konstatoi se metalet në këta katalizatorë mbeten si atome të izoluar, duke i bërë ato jashtëzakonisht efektive për thyerjen e mikropollutantëve dhe për teknologjitë e energjisë.
Kjo nismë tregon se mbeturinat plastike mund të shndërrohen në elementë të dobishëm për mjedisin, duke kontribuar në zvogëlimin e ndotjes dhe avancimin e teknologjive të qëndrueshme energjetike. Megjithatë, ende nuk dihet se kur apo nëse industria e riciklimit do të adoptojë këtë metodë në shkallë të gjerë./kb
