Studimet e fundit kanë treguar se bletët kanë një aftësi të jashtëzakonshme: ato mund të kuptojnë konceptin e zeros, diçka që më parë mendohej se ishte karakteristikë vetëm e njerëzve dhe disa primatëve.
Ky zbulim ka hapur diskutime të reja për inteligjencën e insekteve dhe mënyrën se si ato e perceptojnë botën. Shkencëtarët po përdorin këtë njohuri për të zhvilluar algoritme më të zgjuara në robotikë dhe inteligjencë artificiale./KM
