Last Updated on 15/11/2025 by Monika
Një 42-vjeçar nga Berica u godit me sende të forta dhe armë zjarri në hyrje të Koplikut, pas një konflikti me dyshime për motive të dobëta. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër me plagë në kokë dhe trup. Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe po dokumentojnë rrethanat ligjore të saj.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./MXH
