Nesër duke filluar nga ora 13:00 në Strasburg do të mbahet protesta kundër procesit gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për dallim nga protestat e kaluara, për nesër janë përgatitur edhe 285 letra që do t’u dërgohen anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Të dielën nga ora 13:00 në Strasburg do të protestohet kundër procesit gjyqësorë që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë paralajmëruar se në këtë protestë do të marrin rreth 6 mijë qytetarë. E të gjitha përgatitjet e nevojshme për të tashmë janë bërë.
“Jemi të gatshëm për fillimin e protestës në orën 13:00, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për protestë. Në protestë pritet të marrin pjesë shumë njerëz nga mërgata jonë”, tha Gazmend Syla, nga OVL-UÇK.
Njohës të procesit gjyqësor që po mbahet në Hagë, thonë se nëse Specialja bazohet në provat e dorëzuara, atëherë ish-krerët e UÇK-së, do të lirohen.
