Last Updated on 21/08/2025 by adminfjala
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Sipas raportimeve, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N.H., 27 vjeç.
Për pasojë mbeti e plagosur pasagjerja në motomjet, 26-vjeçarja me inicialet E.M. Aktualisht e plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën. m.p.
