Last Updated on 04/02/2026 by EL
Shkrimtarja Rita Petro është futur në “botën” e bashkëshortes së Sali Berishës, zonjës Liri Berisha e cila është presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”.
Vizita u zhvillua në kuadër të një bashkëpunimi të bukur mes Shtëpisë Botuese ALBAS dhe Qendrës Rajonale për Autizmin, e cila prej vitesh është një pikë referimi për trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Ky takim ka ardhur i përshkruar bukur mes rreshtave pikërisht nga Rita, e cila i ka treguar ndjekësve përkushtimin e zonjës Liri Berisha si mjeke pediatre dhe për misionin human që ajo ndjek prej vitesh në ndihmë të fëmijëve në nevojë, pa lënë në harresë as modestinë që ajo shfaqi në këtë takim që ato patën.

“Një bashkëpunim i bukur ndërmjet Shtëpisë Botuese ALBAS me “Qendrën Rajonale Për Autizmin”.
Hera e parë që takohesha me znj. Liri Berisha dhe më la mbresa aq të thella modestia e saj, qetësia me të cilën tregonte për punën si mjeke pediatre, si një grua humane dhe misionare në ndihmën ndaj fëmijëve në nevojë, si Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë që, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, trajtojnë kryesisht talaseminë, autizmin e sëmundje të tjera te fëmijët.
U ndjeva shumë e nderuar nga mikpritja e stafit të saj dhe të personalisht znj. Berisha, e cila më tregoi pa u lodhur çdo detaj e mjedis të Qendrës. Kësaj dite ia shtoi bukurinë dhe prania e mikeshës sime të çmuar, Lirika Çoçolit.
P.S Ne si Albas kemi disa botime të veçanta për fëmijët me autizëm dhe bashkëpunojmë me shumë prindër, mësues apo specialistë që trajtojnë këta fëmijë”, shkruan shkrimtarja ndër të tjera./et
