Last Updated on 02/04/2026 by Anisa
Një raport i fundit alarmant i publikuar nga CNN dhe bazuar në të dhënat e platformës globale IQAir, ka shpallur qytetin Loni, në shtetin Uttar Pradesh të Indisë, si vendin më të ndotur të globit për vitin 2026.
Sipas të dhënave, situata në këtë qytet ka kaluar çdo parashikim negativ, duke shënuar nivele të grimcave toksike PM2.5 deri në 112.5 µg/m³. Kjo shifër është plot 22 herë më e lartë se kufiri maksimal i sigurisë i përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ekspertët thonë se Loni është kthyer në një “pusi” helmi për shkak të:
Industrisë së pakontrolluar: Mijëra fabrika që operojnë pa filtra.
Infrastrukturës: Rrugë totalisht të pashpruara që mbajnë pluhurin në ajër 24/7.
Djegies së mbetjeve: Një praktikë masive që çon tymin direkt në mushkëritë e banorëve.
Spitalet lokale raportojnë një fluks të paprecedentë të fëmijëve me astmë kronike. Sipas specialistëve, të jetosh në Loni është njëlloj si të konsumosh dhjetëra cigare në ditë thjesht duke marrë frymë.
Në renditjen globale, India mbetet vendi më problematik me 5 qytete në listën e 10 më të ndoturve në botë, ndërsa Pakistani dhe Bangladeshi renditen si shtetet me cilësinë më të dobët të ajrit në shkallë kombëtare.
