Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Elbasan–Tiranë, ku një automjet u përfshi nga zjarri pranë zonës së Tunelit të Krrabës.
Flakët kanë përfshirë shpejt mjetin, duke alarmuar drejtuesit e tjerë që ndodheshin në qarkullim, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mundur të largohet menjëherë pa pësuar dëmtime. Nuk raportohet për të lënduar.
Forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në kohë në vendngjarje, duke vënë situatën nën kontroll dhe duke garantuar vijimësinë e qarkullimit rrugor.
