Lëngu i portokallit, i konsideruar prej vitesh si problematik për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, po rivlerësohet nga studimet shkencore. Hulumtimet tregojnë se, pavarësisht rritjes së shpejtë të sheqerit në gjak krahasuar me frutin e plotë, konsumimi i moderuar i lëngut të portokallit 100% mund të sjellë përfitime shëndetësore.
Përfitime janë vërejtur edhe në funksionin njohës dhe vigjilencën mendore, si në afat të shkurtër ashtu edhe te të moshuarit, falë përbërësve bioaktivë si flavonoidet dhe vitamina C. Këto substanca kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar shëndetin e zemrës, trurit dhe enëve të gjakut.
Ekspertët theksojnë se fruti i plotë mbetet alternativa më e shëndetshme për shkak të fibrave, por një gotë e vogël lëng portokalli natyral, pa sheqer të shtuar, mund të konsumohet disa herë në javë pa ndjenja faji, si pjesë e një diete të balancuar./K.M
