Last Updated on 04/06/2026 by Anisa
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve që janë ndezur pas deklaratave të Afrodhiti Latinopoulou, e cila në një intervistë televizive në SKAI sugjeroi se duhet të hapet debat për “dëbimin e ambasadorit shqiptar” për shkak të incidenteve të raportuara në Svërnec.
Spaho e ka kundërshtuar këtë qasje, duke e konsideruar të tepruar dhe të rrezikshme për marrëdhëniet diplomatike, duke theksuar se nuk mund të krijohet precedent për ndërhyrje të tilla ekstreme në bazë të tensioneve të momentit.
Sipas tij, diskursi i tillë nuk ndihmon në uljen e tensioneve, por përkundrazi i rrit ato, duke dëmtuar komunikimin normal mes vendeve dhe duke e politizuar një çështje që duhet trajtuar institucionalisht.
Ajo shtoi se qeveria “duhet të flasë seriozisht, hapur, publikisht dhe në nivel evropian për çështjen e dëbimit të ambasadorit shqiptar”.
Duke folur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo tha se:
“Doni të më thoni se ka ndonjë grek sot që ndihet krenar për deklaratat e Ramës? A mendoni se ndihemi krenarë kur shohim Ramën që vjen dhe të lëvizë lirshëm në vendin tonë, të bëjë fushata zgjedhore dhe tubime? A mundet kryeministri grek të shkojë në çdo vend dhe të bëjë fushata kur të dojë?”
Ajo shtoi se këtë çështje do ta ngrejë në Evropë, duke theksuar se duhen rezoluta në Parlamentin Evropian, “si ato që kam sjellë unë dhe që janë votuar për herë të parë, gjë që nuk ka ndodhur më parë dhe fatkeqësisht nuk bëhet as nga eurodeputetët e Demokracisë së Re”./a.d
