Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në derën e një lokali në Sektor Fllakë të Durrësit.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të ditës së sotme, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./k.m
