Ditën e sotme Kreu i Grupit Parlamentar të Partiosë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim pune me të dërguarin special të presidentit amerikan, Richard Grenell.
Teksa ndau pamje nga takimi i punës me Grenell, Balla sqaron se fokusi i bisedimeve mes tyre ishte partneriteti i Shqipërisë me SHBA-të.
Gjithashtu, deputeti socialist nënvizioi dhe ftesën që kryeninistri Edi Rama ka marrë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes të iniciuar nga Trump, fokusi i së cilës do të jetë paqja botorëre në një periudhë kur situata mes disa shteteve është e tensionuar.
“Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre” shtoi më tej Balla./et
