Numërimi mbrapsht ka nisur. Në orën 18:00, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë për të mbyllur aventurën e saj në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e fundit kundër Bjellorusisë do të luhet në stadiumin neutral të Budapestit, pa praninë e tifozëve, një detaj ky që favorizon kuqezinjtë në objektivin për një rezultat pozitiv për të ruajtur vendin e parë në Grupin C1.
Për ta arritur këtë, Maran do të mbështetet sërish te titullarët e tij.
Dy ndryshime të detyruara nga formacioni që fitoi tre ditë më parë kundër Finlandës, për shkak të pezullimit të Ramadanit dhe dëmtimit të Muçit. Për pjesën tjetër, trajneri do të zbatojë me përpikmëri ligjin e pashkruar të futbollit, që thotë se “skuadra që fiton nuk ndryshohet”.
Kështu, Etrit Berisha do të mbajë vendin me shtyllave të portës së Shqipërisë, ndërsa përpara tij do të rreshtohen Ismajli, kaputeni Gjimshiti dhe Mitaj në mbrojtjen me tre.
Në katërshen e mesit të fushës, në krahë do të luajnë Hysaj në të djathtë e Pilo në të majtë, ndërsa në qendër Asllani dhe Shehu.
Qazim Laçi dhe një mes Uzunit dhe Hoxhës do të ndihmojnë Rey Manaj, të deklaruar në majën e sulmit kuqezi.
Përveç mungesave tashmë të deklaruara, lojtarët e tjerë kuqezi janë gati të japin kontributin e tyre gjatë ndeshjes./ad
