Last Updated on 06/08/2026 by Anisa
I dërguari i Posaçëm i Donald Trump për Misione Speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimesh.
Grenell ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga qëndrimi i tij në Vlorë, ku shfaqet duke shijuar bukuritë e qytetit bregdetar në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.
Krahas fotove, ai ka shkruar shkurt: “Shqipëria me miq dhe familje”, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në vendin tonë.
Richard Grenell ka qenë një nga figurat më të njohura të administratës amerikane gjatë viteve të fundit. Ai ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./ad
View this post on Instagram
