Shqipëria ka siguruar një vend në Finalen e Madhe të Eurovision Song Contest 2026, pasi artisti shqiptar Alis u kualifikua me këngën “Nân” gjatë natës së dytë gjysmëfinale.
Në skenën madhështore të Wiener Stadthalle, Alis solli një performancë të fuqishme vokale dhe një interpretim plot emocion, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut dhe vlerësime të shumta nga fansat e festivalit në mbarë Europën.
Kënga “Nân”, e shoqëruar me një skenografi moderne dhe efekte vizuale mbresëlënëse, krijoi një atmosferë unike në arenë. Interpretimi i artistit shqiptar u konsiderua ndër momentet më të spikatura të mbrëmjes, ndërsa reagimet pozitive në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare nuk munguan.
Një emocion i veçantë u krijua edhe nga prania e flamurit kuqezi në sallë dhe në “Green Room”, ku mbështetësit shqiptarë festuan me krenari kualifikimin në finale. Atmosfera elektrizuese tregoi edhe një herë mbështetjen e madhe që Shqipëria gëzon në këtë festival europian.
Pas shpalljes së rezultateve të televotimit dhe jurive, Shqipëria u rendit mes 10 shteteve që siguruan biletën për finalen e së shtunës.
Shtetet e kualifikuara nga gjysmëfinalja e dytë janë:
Shqipëria – Alis – “Nân”
Australia – Delta Goodrem – “Eclipse”
Bullgaria – Dara – “Bangaranga”
Çekia – Daniel Zizka – “CROSSROADS”
Danimarka – Søren Torpegaard Lund – “Før vi går hjem”
Malta – AIDAN – “Bella”
Norvegjia – JONAS LOVV – “YA YA YA”
Qipro – Antigoni – “Jalla”
Rumania – Alexandra C?pit?nescu – “Choke me”
Ukraina – LELÉKA – “Ridnym”
Tashmë vëmendja është përqendruar te finalja e madhe, ku Shqipëria synon një rezultat historik dhe pse jo, triumfin e parë në historinë e saj në Eurovision./ kb
