Last Updated on 29/10/2026 by Anisa
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar përmes një videoje lidhur me masat e reja fiskale të qeverisë shqiptare, duke kritikuar partitë opozitare që janë shprehur kundër tyre.
Luca i konsideron këto masa si një mundësi për zhvillimin e vendit dhe për të çuar Shqipërinë më lart, duke vënë theksin te puna, ndershmëria dhe roli i sipërmarrjes në ekonomi.
“Kur disa analistë shohin te ndryshimi i taksave një arsye për të ngritur zërin, unë si sipërmarrës shoh një mundësi për të ngritur Shqipërinë. Sepse Shqipëria nuk ndërtohet me zhurmën e studiove, por me djersën e punës, ndershmërinë dhe ëndrrat e brezit të ri!”, thekson Luca në reagimin e tij.
Përmes këtij mesazhi, biznesmeni ka shprehur qëndrimin e tij në mbështetje të mundësive që, sipas tij, mund të sjellin ndryshimet fiskale për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë./ad
