Last Updated on 11/10/2025 by MB
Shqipëria fiton ndeshjen më të rëndësishme të dekadës, duke mposhtur 0-1 Serbinë!
Kthesa jonë e madhe e kualifikueseve të Botërorit ndodhi sonte në Leskovac, aty ku Rey Manaj shënoi golin historik kundër serbëve. Pas një krosi të gjatë diagonal, sulmuesi kuqezi ia doli të çojë topin në rrjetë.
Kjo ishte fitorja më emocionuese e Shqipërisë, e cila shkroi një faqe të artë në historinë e futbollit tonë. Tirana dhe Prishtina sonte do të ndizen flakë!
Në ndeshjet e tjera kualifikuese të Kupës së Botës, Italia fitoi 1-3 në Estoni, Portugalia fitoi 1-0 me Irlandën, kurse Spanja fitoi 2-0 me Gjeorgjinë.
