Last Updated on 05/01/2026 by EL
Me fjalimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, është mbyllur dhe protesta e parë e PD për vitin e ri 2026.
Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Maduron e Venezuelës, i cili siç tha me keqqeverisjen e tij ka përzënë nga vendi 40% të shqiptarëve.
‘Ky është njëlloj si Maduro sepse ky është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë. Ky kontrollon me Franc Çopjat e tij çmimin e kokainës në tregun e saj në Europë.
Berisha, pas mbylljes së protestës, është larguar në këmbë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”./e.t
