Last Updated on 14/01/2026 by Monika
Departamenti i Shtetit po pezullon përpunimin e vizave për 75 vende në një përpjekje për të goditur aplikantët që konsiderohen të ngjarë të bëhen barrë publike.
Një memo e Departamentit të Shtetit, e parë për herë të parë nga Fox Neës Digital, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e shqyrtimit dhe verifikimit.
Në listë përfshihet dhe Shqipëria.
Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Nok ai cili është shprehur se për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët.
“Shqipërisë, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009, i ndalohen vizat me SHBA”, shkruan Noka.
Sipas tij, kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe për këtë gishtin e akuzës ia drejton kryeministrit Edi Rama.
“Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët. Shqipërisë, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009, i ndalohen vizat me SHBA. Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë. Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Edi Rama shkaku je ti”, shkruan Noka./mxh
