Billy Joel ka vendosur një rekord të ri, këtë herë në tregun e pasurive të patundshme. Shtëpia e tij luksoze në Centre Island, e njohur si “MiddleSea”, u shiti për 28.75 milionë dollarë, duke u bërë shitja më e shtrenjtë rezidenciale në historinë e Long Island jashtë zonës së Hamptons.
Prona shtrihet mbi 2,000 metra vijë bregdetare private me rërë dhe përfshin një rezidencë kryesore prej rreth 20,000 metrash katrorë, katër rezidenca të tjera luksoze dhe ambiente të standardit të resortit, duke ofruar privatësi maksimale për banorët.
Billy Joel bleu pronën në vitin 2002 për 22.5 milionë dollarë dhe me kalimin e viteve e zgjeroi kompleksin nga 14 hektarë fillestarë. Pas një rinovimi madhor që zgjati pesë vjet, ai e nxori në shitje në maj 2023 për 49 milionë dollarë. Duke përfshirë edhe shitjen e mëparshme të “gatehouse”-it për 7 milionë dollarë, prona ka gjeneruar gjithsej 35.75 milionë dollarë.
Brenda vilës ndodhen gjashtë dhoma gjumi, 11 banjo, një hyrje madhështore me tavane 30 metra të larta, shkallë mermeri, sallë balloje, pistë private bowling-u, bodrum vere me temperaturë të kontrolluar, spa dhe ambiente të shumta argëtimi. Jashtë, prona përfshin fushë tenisi, pishinë dhe kopshte të kuruara.
Megjithatë, Billy Joel ka theksuar se shitja nuk nënkupton largim nga Long Island. Gjatë një performance të fundit, ai siguroi fansat se do të vazhdojë të qëndrojë i lidhur me komunitetin lokal./mxh
