Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” po rriten dita-ditës, dhe Rogerti është sërish në qendër të vëmendjes. Gjatë ditës së sotme, të mërkurën, ai përfshihet në një debat të fortë me konkurrenten Selin, duke përdorur fjalë të rënda që shkaktuan reagime të shumta.
“Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë. Gimbon e mban vetëm për lojë”, i tha ai Selinit, duke e akuzuar për interes material. Kjo deklaratë erdhi vetëm pak orë pasi Selin ia kishte pranuar faljen për një konflikt të mëparshëm.
Ky nuk është incidenti i parë: Rogerti është kritikuar shpesh për mënyrën e komunikimit dhe gjuhën konfrontuese brenda shtëpisë. Edhe në spektaklin e së martës, ai u bë qendra e diskutimit për sjelljen e tij ndaj Selinit dhe banorëve të tjerë, duke nxitur reagime të forta si nga publiku brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Rogerti kishte lënë përkohësisht shtëpinë të martën, por u rikthye shpejt pas një vizite në studio, duke vijuar lojën me të njëjtin intensitet. Qasja e tij direkte dhe sfiduese po e bën një nga figurat më polemike dhe të ndjekura të këtij sezoni./mxh
