Last Updated on 05/12/2025 by EL
Në një intervistë televizive, avokati Edmond Petraj tha se pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku është antikushtetuese.
Gjithashtu gjatë intervistës, shtoi se mazhoranca sot duhet të rregullojë të gjithë kuadrin ligjor.
“Procedura penale ka prekur një terren që nuk e ka në tagër. Ne nuk mund të prekim dikë që ka funksion Kushtetues. Dhe emërimi dhe shkarkimi i një ministri e ka të shkruar Kushtetuta. Pika e ministrit në këto raste quhet funksionar publik.
Ata e kanë bërë gabimisht. Nuk kanë arritur ta shqyrtojnë drejt, nuk janë thelluar. Sot mazhoranca duhet të rregullojë të gjithë kuadrin ligjor. Duhet ndërhyrë. Duhet të jepet një vendim i drejtë”, tha Petraj./E.T
