Presidenti i Fiorentinës, Rocco B. Commisso, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale.
“Fiorentina njofton ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso. Me pikëllim dhe trishtim të madh, familja Commisso, përfshirë gruan e tij Catherine, fëmijët Giuseppe dhe Marisa, dhe motrat e tij Italia dhe Raffaelina, njoftojnë ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso. Pas një periudhe të gjatë trajtimi, Presidenti ynë i dashur na ka lënë dhe sot të gjithë ne vajtojmë ndarjen e tij nga jeta”, thuhet në njoftim.
Ai lindi më 25 nëntor 1949 në Marina di Gioiosa Ionica, në provincën e Reggio Calabria. Ai emigroi në Amerikë, fillimisht në Pensilvani, me nënën dhe dy motrat e tij në vitin 1961 për t’u bashkuar me të atin zdrukthëtar. Menjëherë pas kësaj, ai u transferua në New York. Ai u diplomua në inxhinieri nga Universiteti i Kolumbias , pjesërisht falë një burse që fitoi si futbollist.
Pas sipërmarrjeve të ndryshme, në vitin 2017 ai bleu shumicën e aksioneve në ekipin e futbollit Neë York Cosmos dhe në vitin 2019 bleu Fiorentinën./K.M
