Ndiheni pa energji pas pushimeve verore? Rikthimi në rutinë mund të bëhet më i lehtë me disa hapa të thjeshtë.
1. Merrni kohë për t’u përshtatur
Nëse është e mundur, lini një ditë ndërmjet kthimit nga pushimet dhe nisjes së punës. Në të kundërt, përpiquni të paktën ta mbani mëngjesin e parë pa shumë takime, për të parë çfarë ka ndodhur gjatë mungesës dhe për të vendosur prioritetet.
2. Mos u merrni menjëherë me çdo email
Një inbox i mbushur mund të krijojë ndjesinë e mbingarkesës. Jo çdo mesazh kërkon përgjigje dhe disa çështje mund të jenë zgjidhur ndërkohë. Përqendrohuni te ato që kërkojnë veprim të menjëhershëm.
3. Zgjidhni tri prioritete
Dita e parë nuk ka pse të jetë më produktivja. Përcaktoni dy ose tri detyra kryesore dhe shmangni përpjekjen për të bërë gjithçka menjëherë. Synimet realiste e bëjnë rikthimin më të lehtë.
4. Organizoni vendin e punës
Sistemimi i tavolinës dhe dokumenteve mund të ndihmojë për një fillim më të mbarë. Përdoreni mëngjesin e parë edhe për të planifikuar javën dhe për të vendosur objektiva të rinj.
5. Rikthejeni rutinën gradualisht
Mos prisni të rifitoni menjëherë ritmin e mëparshëm. Nisni me detyra të menaxhueshme dhe rikthejeni gradualisht strukturën e zakonshme të ditës.
6. Shfrytëzoni energjinë e re
Pushimet shpesh sjellin ide dhe këndvështrime të reja. Përdorini ato për të përmirësuar mënyrën e punës ose për të nisur projekte të reja.
7. Kujtoni vlerën e pushimit
Pushimet nuk janë kohë e humbur. Ato ndihmojnë në uljen e stresit, rikthimin e energjisë dhe qartësimin e mendjes. Rikthimi në punë mund të shihet si një fillim i ri, jo thjesht si vazhdim i rutinës së vjetër. / GulfNews-ad
