Last Updated on 28/11/2025 by Monika
Big Mama, ishte një ditë më parë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku me lot në sy kujtoi momentet me artistin e ndjerë, Shpat Kasapi.
Kengetarja u shpreh se me Shpatin njiheshin që prej vitit 1997, kanë qenë një gjeneratë. Gjithashtu ajo zbuloi edhe kërkesën e fundit të tij, ku gjatë një regjistrimi të një programi festiv i ka thënë që të këndojnë “Sajzeza” së bashku.
“Të gjitha fotot i ka duke qeshur. Nuk ka patur në estradën tonë artist më të buzëqeshur se Shpati. Edhe kur ziheshe me të, ai të kthente përgjigje me buzëqeshje. Ne do të na mbeten kujtimet më të bukura. Unë i them familjes, bashkëshortes, nënës, tezes dhe gjithë familjarëve të Shpatit, Zoti u faltë durimin sa më shumë dhe ta kujtojmë në mënyrën më të bukur.
Jemi rritur bashkë, jemi prej një qyteti. Sot më janë kujtuar të gjitha gjërat që kemi kaluar, koncertet, rrugëtimet, të qeshurat, shakatë që kemi bërë. Por më ka ngelur në kokë paraqitja jonë në Festivalin e Fëmijëve në 1997, kemi qenë fëmijë, kemi qenë një gjeneratë, kemi patur dhe prindërit shokë.”- tha këngëtarja.
