Singapori ka nisur një program kombëtar pesëvjeçar që synon të rikthejë te qytetarët zakonin e leximit, duke ofruar edhe shpërblime të vogla për ata që lexojnë rregullisht.
Pjesëmarrësit fitojnë monedha virtuale për çdo seancë leximi prej të paktën 15 minutash. Pas grumbullimit të 1,000 monedhave, ato mund të këmbehen me 1 dollar Singapori. Vetëm një seancë mund të regjistrohet në ditë.
Nisma synon të nxisë leximin e teksteve të gjata dhe të luftojë kohën e tepërt të kaluar në rrjetet sociale dhe përmbajtjet e shkurtra online. Programi aktualisht është në fazë pilotimi dhe pritet të përmirësohet bazuar në reagimet e qytetarëve./ad
