Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Sissy Spacek, e njohur për rolin e saj si Carrie në filmin e vitit 1976 të bazuar në romanin e Stephen King, ka rikujtuar për “Entertainment Tonight” se sa e vështirë ishte të xhirohej skena legjendare ku personazhi i saj ishte me gjak derri.
Ajo e përshkroi përvojën si “tmerrësisht të keqe” dhe u habit që filmi tashmë po feston gjysmë shekulli.
Megjithatë, Spacek kujtoi me kënaqësi bashkëpunimin me kolegët e saj Nancy Allen, Betty Buckley, Amy Irving dhe John Travolta, si dhe me regjisorin Brian De Palma.
Ajo vlerësoi rezonancën e filmit me publikun, duke shpjeguar se çdo njeri ka brenda vetes nje “Carrie” të plagosur nga periudha e adoleshencës dhe sfidat e rritjes.
Aktualisht, Spacek po shfaqet në filmin e ri “Die My Love” me Jennifer Lawrence, dhe shprehu interes për serialin e ri të “Carrie” nga Amazon MGM Studios, i prodhuar nga Mike Flanagan./ MXH
