Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim nga burgu, lidhur me situatën politike në Iran dhe sulmet e nisura nga SHBA dhe Izraeli.
Meta shprehet në një postim në “X”, se ndarja me regjimin e Iranit është garanci jo vetëm për lirinë e popullit Iranian por edhe për paqen në Lindjen e Mesme dhe në botë.
“Ndarja me regjimin tiranik dhe teokratik të Iranit është garanci, jo vetëm për lirinë dhe begatinë e popullit iranian, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në botë”, thuhet në postimin e Metës./mxh
