Last Updated on 30/09/2026 by EL
Showbizi shqiptar është përfshirë nga zhurma pas skandalit seksual të Adrian Hilës. Në mesin e reagimeve të shumta në rrjet është përfshirë edhe Luiz Ejlli, i cili ka komentuar situatën e kompozitorit dhe producentit.
“Më bie telefoni, më thotë kompozitori jam. Hajde te studioja se kam bërë një këngë fiks për ty. Takohemi te kafja poshtë i thash?”, u shpreh Luiz Ejlli, duke ironizuar situatën në të cilën është përfshirë Adi Hila.
Ndërkohë, Elton Tozaj ka paralajmëruar publikisht se rasti i Adrian Hilës, sipas tij, është vetëm fillimi dhe se do të publikojë materiale të tjera. Ai ka pretenduar gjithashtu se në ditët në vijim do të përfshihen edhe emra të tjerë të njohur, duke përmendur edhe rastin e një biznesmeni.
