Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e menaxhimit të situatës me Aeroportin e Vlorës.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se aeroportet e Ramës janë më keq se inceneratorët.
Sipas kryedemokratit, në vend të prishjes së kontratës në mënyrë arbitrare, çështja mund të ishte zgjidhur ndryshe, për aq kohë sa koncensionari ishte i gatshëm të përfundonte investimin.
“Aeroportet e Edi Ramës janë më keq se djegësat e tij. Në një akt skandaloz dhe të paprecedëntë, Rama vendos që problemet midis dy partnerëve privatë në Aeroportin e Vlorës të zgjidhen jo si në gjithë botën me rrugën gjyqësore apo arbitrazhet, pa pasur asnjë impikacion për shtetin dhe taksapaguesit. Vendos të bëhet palë dhe të prishë kontratën me Pacollin. Prishja e kontratës nxjerr Ramën lakuriq para shqiptarëve. Në një kohë kur koncensionari është i gatshëm ta përfundojë aeroportin në kohën e duhur dhe ta vejë në funksion”,-tha Berisha./Kb
