Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Berisha është shprehur kundër projektit “Smart City”, pasi sipas tij cenon privatësinë e shqiptarëve dhe survejon lëvizjen e tyre.
“Jam para jush për të denoncuar projektin “Smart City”. Synon survejimin e plotë të çdo qytetari. Me këtë projekt Ed Rama kompleton survejimin më të paligjshëm të shqiptarëve dhe privatësisë së tyre. Ky projekt është vendosje e qytetarëve në kontroll dhe është fund e krye korruptiv. Sistemi ‘Smart City’ regjistron jo vetëm vendodhjen por dhe imazhin e plotë të qytetarëve. Çmimet e ofruara për realizimin ë këtij projekti janë nga 10 deri ne 30-fishin e çmimeve për këto aparatura në treg. Nëqoftëse se ka kamera e trupit të policit kushton në këtë projekt 15 700 euro, ajo blihet kudo me 1500 euro.
Në rast se kamera e rrugës kushton 52 mijë euro, kjo kamerë blihet lirshëm me 2 mijë euro. Pra është 25 herë më e shtrenjtë. Vjedhje në përmasa madhore, ky projekt ka kushtuar 157 milion euro, 15 fish më shumë se në Indi. Dënoj më forcën më të madhe një projekt të tillë si një vjedhje të përmasave të papërmbajtura, si një dhunim dhe cënim i mad hi sigurisë dhe privatësisë së shqiptarëve. Ata nuk mund të shkojnë më te njëri-tjetri pa Syrin e Ciklopit mbrapa. PD do ta ngrejë këtë çështje edhe në institucionet ndërkombëtare pasi është shkelje e të drejtave të njeriut”,tha Berisha. /Kb
