Last Updated on 31/10/2026 by EL
Politikani i lartë socialist, Taulant Balla ka ndarë një fotografi me arkitektin e Partisë Socialiste, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe thotë se sot, në një vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, janë mbledhur me Xhoanën dhe fëmijët për ta kujtuar.
“Sot u mbush 1 vit nga ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit dhe Kryetarit tonë të parë Fatos Nano. U mblodhëm të gjithë bashkë me Xhoin dhe familjen, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq ta kujtojmë njeriun prej të cilit mësuam shumë. I paharruar gjithmonë”, shkruan ai.
Fatos Nano, ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, kujtohet sot në një vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai mbylli sytë përgjithmonë të premten e 31 Tetorit 2025, pasi mjekët nuk mundën ta zgjonin dot më nga terapia intensive, ku ndodhej prej 22 ditësh.
Lideri historik i të majtës ishte 73 vjeç dhe la pas bashkëshorten Xhoana Nano, djalin që kishte nga martesa me të, Klajdin, si dhe dy fëmijët nga martesa e parë me Rexhinën, Sokolin dhe Edën./et
