Një protestë pritet të mbahet në më pak se një orë para Parlamentit, njëkohësisht me nisjen e seancës plenare.
Lidhur me këtë policia ka marrë masa duke vendosur gardh metalik për të rrethuar perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit. Gjithashtu forca të shumta policie janë në terren.
Kjo është protesta e disatë që mbahet njëkohësisht me zhvillimin e seancës plenare. Në tubimet e mëparshme nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet e protestuesve me policinë. Po ashtu ka pasur edhe protestues të arrestuar./k.m
