Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykim dosjen në ngarkim të 20 nëpunësve publik.
Sipas SPAK, 20 nëpunësit shpërdoruan detyrën në të paktën shtatë prokurime në Ministrinë e Bujqësisë.
Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.
Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet. /K.M
