Last Updated on 23/09/2026 by EL
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar seancat për marrjen në pyetje të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe të Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit, në kuadër të hetimeve të SPAK.
Sipas njoftimit të gjykatës, të tre ndodhen nën masa sigurie të vendosura më herët. Vlora Hyseni është nën masën “arrest në shtëpi”, ndërsa Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani mbahen në “arrest në burg”.
Seanca për Kalluçin dhe Sulejmanin është planifikuar të zhvillohet në orën 09:00, ndërsa disa orë më vonë do të mbahet edhe seanca për marrjen në pyetje të Vlora Hysenit.
Hetimet ndaj tre të dyshuarve vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme./et
