Last Updated on 16/12/2025 by EL
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas shkresës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut, ndaj të cilës janë ngritur edhe 7 akuza të tjera për abuzime me tenderat e Unazës së Madhe, krahas tunelit të Llogarasë.
Në një deklaratë, Këlliçi shprehet se “Kuvendi duhet t’i heqë imunitetin kësaj kleptomaneje ekzemplare”, duke shtuar se dorëheqja e kryeministrit Rama është një akt i domosdoshëm.
“Kuvendi i Shqipërisë sigurisht që duhet t’i heqë imunitetin kësaj kleptomaneje ekzemplare, të cilën e rivalizon vetëm Edi Rama! Por edhe kjo nuk mjafton. Dorëheqja e Edi Ramës sot është një akt i domosdoshëm, urgjent, i pashmangshëm dhe madje i vonuar. Manovrat e tij politike, mediatike apo institucionale për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët kanë marrë fund”, shkruan Këlliçi./E.T
