Last Updated on 26/08/2026 by Monika
Prokuroria e Posaçme ka nisur administrimin dhe analizimin e bisedave të botës së krimit shqiptar edhe përmes një programi tjetër. Bëhet fjalë për aplikacionin e koduar “Exclu”.
Mësohet se aplikacioni i koduar u thye nga Gjermania dhe Holanda dhe tanimë SPAK ka në dorë biseda dhe komunikime të ndryshme të shtetasve të lidhur me trafikun e narkotikëve, krimin, por edhe të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Pas aplikacionit “Sky ECC”, SPAK pritet të hedhë një hap më tej në bisedat e botës së krimit nëpërmjet “Exclu”.
“Exclu” njihet gjerësisht si një ndër aplikacionet për mesazhe të koduara, që u mbyll pas një serie bastisjesh ndërkombëtare në shkurt të vitit 2023./mxh
