Last Updated on 26/08/2026 by Monika
Policia spanjolle vuri sot në pranga shqiptarin 42-vjeçar, Taulant Toma.
Toma, i njohur edhe si ‘mjeshtër i arratisjeve’ u kap në Tarragona të Katalonjës. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Toma ishte arratisur katër herë nga katër institucione të ndryshme të vuajtjes së dënimit nëpër Europë, më konkretisht tre raste në Itali dhe një rast në Belgjikë.
Arratisja e fundit ndodhi më 7 dhjetor 2025, nga burgu i sigurisë së lartë në Opera, në zonën e Milanos, nga ky shqiptari e u largua duke zbritur me çarçafë të lidhur pasi kishte prerë shufrat e qelisë./mxh
