Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv ka folur për trafikun e lëndëve narkotike, ku tha se është baza e të gjithave.
Hoxha deklaroi se kokaina është baza që gjeneron të gjitha të ardhurat e shtetit, që nga industria e ndërtimit deri te grabitja e pronave.
Në lidhje me këtë trafik, Hoxha tha se SPAK i ka ndarë në dy grupe si dhe ka evidentuar formën se si kanë vepruar në sistem.
“Kokaina është baza që gjeneron të gjitha të ardhurat edhe lëviz shtetin, industrinë e ndërtimit, grabitjen e pronave, të gjitha. Po ajo është baza, se duhet paraja, nga vjen? Atëherë është kokaina. Dhe SPAK-u i ka ndarë në dy grupe të mëdha. Dhe mbasi i ka ndarë në dy grupe që merren me trafikun e kokainës, pastaj ka evidentuar bizneset dhe formën se si ata kanë vepruar në sistem, se si e kanë mashtruar gjithë sistemin, herë diku e kanë kërcënuar, diku e kanë blerë, por ia kanë dalë me sukses të plotë”, tha Hoxha./kb
