Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet kriminal të dyshuar për trafikimin e qindra migrantëve të huaj, të cilët u silleshin në mënyrë të parregullt për t’u punësuar në ferma në pjesën lindore të Spanjës, në kushte që Ministria e Brendshme i përshkroi si çnjerëzore dhe të ngjashme me skllavërinë.
Sipas një deklarate, janë arrestuar 11 persona dhe janë identifikuar mbi 300 viktima potenciale, shumica prej tyre nga Nepali. Migrantët hynin në zonën Shengen me viza turistike, përpara se të dërgoheshin në zona rurale në provinca si Alicante, Valencia dhe Zaragoza.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi para cash, dokumente të falsifikuara dhe telefona në bastisje të kryera në provincën juglindore të Albacete.
Hetimet zbuluan se migrantët strehoheshin në ambiente të mbipopulluara, me ajrim të dobët, ku flinin në dysheme dhe detyroheshin të paguanin tarifa abuzive për qiranë, transportin dhe madje edhe ushqimin. Autoritetet thanë se disa prej tyre punonin deri në 12 orë në ditë dhe në shumë raste nuk merrnin asnjë pagesë kushte që organizatat e të drejtave të njeriut zakonisht i përkufizojnë si punë e detyruar./mxh
