Gjermania ka dhuruar një spektakël të vërtetë golash në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës, duke mposhtur Kurasaon me rezultatin e thellë 7-1 në Grupin E.
Skuadra e Julian Nagelsmann e nisi takimin në sulm dhe gjeti golin e parë që në minutën e 6-të me anë të Felix Nmecha. Edhe pse Kurasao surprizoi përkohësisht duke barazuar shifrat në minutën e 21-të përmes Livano Comenencia-s, “Panzerat” reaguan menjëherë duke shënuar dy herë të tjera përpara fundit të pjesës së parë me Schlotterbeck dhe Havertz.
Në pjesën e dytë dominimi gjerman ishte absolut dhe pa histori, teksa rrjeta e debutuesve u tund edhe katër herë të tjera nga Musiala, Brown, Undav dhe sërish Havertz.
Pas këtij fillimi të shkëlqyer, Gjermania do të zbresë sërish në fushë më 20 qershor për t’u përballur me Bregun e Fildishtë./mxh
